Aktualitet

Tjetërsimi i pronave, GJKKO mbyll në shtëpi avokatin Kërçyku, u kap në përgjime me ‘Rrumin e Shijakut’

Të dy akuzohen për për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kjo e fundit kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 259, 244, 248, 186, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

24 Nëntor 2022, 13:39 Nga F.M
Tjetërsimi i pronave, GJKKO mbyll në shtëpi avokatin
Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi)

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ avokatin e Shtetit, Irgen Kërçyku, i cili u kap në përgjime me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut”, i shpallur në kërkim për tjetërsim pronash. Prokuroria kërkoi masën e sigurimit “arrest me burg” për Muharremin dhe shtetasin Kërçykun, por për këtë të fundit, Gjykata mori tjetër vendim.

Të dy akuzohen për për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kjo e fundit kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 259, 244, 248, 186, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, me akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.  Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj. Prokuroria ka 2 video që u gjetën në telefonin e Rrumit, që mendohet të jenë regjistruar në vitin 2017. Rrumi shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Ish-avokati i vënë nën hetim ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato. 

aleksander laho pellumb muharremi

Sondazh

Poll