Aktualitet

VIDEO/ Rrugët plotë e për plotë me ujë në Lezhë, fëmija varet kangjellave për të kaluar 'lumin"

Fëmijët e kanë të pamundur të kalojnë rrugën normalisht, për të shkuar në shkollë dhe jo vetëm. Ata janë të detyruar të kacavirren nëpër kangjella.

24 Nëntor 2022, 12:41 Nga a.l

 

VIDEO/ Rrugët plotë e për plotë me ujë në
Lezhë

LEZHË- Pamjet që shihni vijnë nga lagja "Nënë Tereza" në Lezhë e cila siç duket ndodhet ende nën ujë. Rrugët në këtë lagje vijojnë të kenë prezencë të ujit. Fëmijët e kanë të pamundur të kalojnë rrugën normalisht, për të shkuar në shkollë dhe jo vetëm. Ata janë të detyruar të varen nëpër kangjella, për të kaluar.

Në Lezhë ka pasur reshje gjatë gjithë natës. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Sot ka rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll