Aktualitet

SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut dhe ish-avokatin! Sekuestrohet tokë në Gjirin e Lalëzit

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.  

22 Nëntor 2022, 11:00 Nga A.B
SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut dhe ish-avokatin!
Rrumi

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, me akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.  Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.  

Prokuroria ka 2 video që u gjetën në telefonin e Rrumit, që mendohet të jenë regjistruar në vitin 2017. Rrumi shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Ish-avokati i vënë nën hetim ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato. 

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës. Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.

Kush është Aleksandër Laho?

Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi është në kërkim pasi u shpall nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësi”. Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (2 Tetor) në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.

I njohur edhe me nofkën “Rrumi”, ai nuk është emër i panjohur për policinë, por edhe publikun. Në 2019-n, ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor pranë mbikalimit të Shkozetit.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho.

Nuk dihet akoma nëse Laho ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë duke qenë se ai ka edhe disa identitete të cilat i ka ndryshuar.

aleksander laho rrumi i shijakut

Sondazh

Poll