Aktualitet

Doli nga burgu 3 javë më parë, arrestohet sërish 19-vjeçari në Durrës, policia i zbulon armë në çantë

I riu, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin. 

22 Nëntor 2022, 10:17 Nga A.B
Doli nga burgu 3 javë më parë, arrestohet sërish
Armet e sekuestruara

DURRËS- Xhuljan Sejdini është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me armë zjarri. Policia bën të ditur se 19-vjeçari banues në Sukth, kishte në çantën e supit 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Ai do të hetohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

I riu, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, operacioni policor i koduar "Delikti". Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminalë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delikti”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, i kanë gjetur në çantën e supit, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres durres xhuljan sejdini

Sondazh

Poll