Politike

Spiropali: Berisha thotë se do protestojë më 6 dhjetor, SPAK ta hetojë sa herë bën thirrje për dhunë, e ka bërë lolo foltoreve

Ajo përmendi këtu dhe djegien e mandateve nga Opozita në vitin 2019, iniciativë që sipas saj dështoi në qëllimin që kishte, ardhjen e Opozitës në pushtet.

17 Nëntor 2022, 15:23 Nga F.M
Spiropali: Berisha thotë se do protestojë më 6 dhjetor, SPAK ta
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se Opozita ka për qëllim baltosjen e vendit. Nga vendi i saj në Parlament, Spiropali tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike nuk kanë si synim të shohin vendin të përparojë, por vetëm që të vijnë vetë në pushtet. Ajo përmendi këtu dhe djegien e mandateve nga Opozita në vitin 2019, iniciativë që sipas saj dështoi në qëllimin që kishte, ardhjen e Opozitës në pushtet. Ministrja i bëri thirrje SPAK që ta hetojë Berishën sa herë që bën thirrje për dhunë, referuar thirrjeve për të protestua më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. 

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Ngrenë flamurin e rreckosur të demek patriotizmit, nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk di që në arenën kombëtare Shqipërisë i kemi ngritur kokën. Vendi ka bërë progress dhe këtë gjë mund ta vërtetojmë duke i marrë me radhë. Ju nuk e pranoni sepse keni ngritur një sistem të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë. Sulmet i keni me qëllimin final për të ardhur në pushtet me çdo kush. Këtë bëtë dhe në vitin 2019, kur Haxhixhameti dogji mandatet, por sot është penduar. U munduat atëherë me dorëzimin e mandateve, me braktisjen e zgjedhjeve që t’i bënit dëme Shqipërisë, por nuk ia dolët dot. Ismail Kadare thoshte, çdo popull kishte në gjirin e vet një energji të kundërt, rimohuaesit ishin të vjetër sa bota, e keqja e Shqipërisë ishte se sasinë e rimohuesve e kishte shumë të lartë. Ai është në krye të rimohuesve shqiptarë dhe nëse flasim për rolin e Shqipërisë, vetëm dje takova reporteren Santos që si të gjithë janë të habitur, të habitur se si Shqipëria nuk prodhon koncensusin minimal përsa i përket këtij procesi. Si mundet që ka ende kryetarë partish që shajnë vendin e tyre. Por Shqipëria në NATO është sot një partner i besueshmë. Edhe sulmet e Iranit i keni përdorur për betejën tuaj politike. Kur të gjithë partnerët janë në një vijë me Shqipërinë, përsa i përket qëndrimeve që ka mbajtur, vini këtu dhe flisni sërish për Shqipërinë. Më 6 dhjetor do mbahet Samiti për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor këtu dhe ky që sapo foli, që ka damë nga SHBA e BE, del dhe thotë që ne do të organizojmë protestën më të madhe atë ditë që të na shohin ndërkombëtarët kush jemi. Po ç'të shohë, që ne vëmë interesin tonë mbi atë kombëtar. Vetëm për këtë që tha, Berisha duhet dënuar. Prokuroria ta thërrasë sa hereë që bën thirrje për dhunë se ai nuk është mbi ligjin. Tha SKAP-i, por SPAK-u nuk e tregon dot që ai nuk është lolo, a janë ato dosje siç thotë SHBA apo kjy është qelibar? Ndërsa Alabbar është i përlyer, i zihet emri atij në foltoret tona dhe telendiset këtu, Opozita nuk la investitor pa e bërë të shitur e të blerë. Por Shqipëria nuk është ky njeri, Shqipëria është tjetër gjë, Porti do të jetë investimi më i madh që Shqipëria do të bëjë, ndërsa ai do të mbetet në periferinë e të gjitha zhvillimeve. 

elisa spiropali seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll