Politike

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava aksionerë te Porti i Durrësit, po vidhet sipërfaqe me letra false. Do e merrni vesh!

Berisha tha se monizmi nuk ka të ndaluar dhe se në Durrës po organizohet vjedhja e historisë. 

14 Nëntor 2022, 12:33 Nga f.g
Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava aksionerë te Porti i Durrësit, po
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se pas marrëveshjes së Portit të Durrësit, fshihet kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. Berisha tha se shumë shpejt do të zbulohet një aferë e madhe, ku sipas tij, qeveria është përfshirë në një skemë vjedhjeje në një sipërfaqe shumë të madhe me dokumente false. Berisha nuk dha detaje por tha se skema shumë shpejt do të bëhet publike

Sali Berisha: Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë, pasi ka vjedhur 4290 milion euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAP-in e tij, vërsulet i tërrbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë me një sipërmarrje, shumë shpejt do njihni, me dokumenta falso, 60% të aksionerëve janë thjehst Edi Rama, Lulëzim Brava dhe mafiozë rreth tyre. Ndaj dhe emrat nuk thuhen, nuk shqiptohen. Dhe po e organizojnë Durrësin e Shqipërisë, vjedhjen më të tmërrshme që ai ka njohur në histori./Dosja.al

 

edi ram porti i durresit sali berisha

Sondazh

Poll