Politike

'Kjo është vetëm gjysma e punës'/ Mbledhja me RMV-në, Rama: Ky është nivel i rëndësishëm maturie i të dyja vendeve

Rama u shpreh falenderues për mikëpritjen që iu bë.

14 Nëntor 2022, 12:15 Nga A.B
'Kjo është vetëm gjysma e punës'/ Mbledhja me
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të dy Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, se kjo është vetëm gjysma e punës për dy vendet. Duke u shprehur falenderues për pritjen, kreu i Qeverisë shqiptare shtoi se kjo që u bë sot tregon nivel të lartë maturie për të dyja vendet. 

'Është një kënaqësi e posaçme që të ndërveprojmë me kaq shumë besim dhe pozitivitet për të çuar para projekte dhe punë të përbashkëta. Përtej aspekteve emocionale që i lidhin vendet si rezultat i pranisë shtetformuese, ky është një nivel i rëndësishëm maturie të të dyja vendeve, se në fund është interesi i posaçëm strategjik i të dyja vendeve që të zgjerojnë hapësirën e tyre ekonomike. Që të zgjerojnë kapacitetet e tyre për të prodhuar mirëqënie. Unë desha ta marr fjalën në fund për ta shprehur këtë kënaqësi, se ka ndodhur një ndryshim epokal. Kanë qënë marrëdhënie të mira dhe jo shumë të mira. Kanë qënë rezultat i transformimit të vetëdijes.

Me shprehjen më të madhe të respektit për kryeministrin dhe kolegët maqedonas në tryezë dhe parlament, për të gjithë ata që i besojnë dhe i japin jetë përditë kësaj fryme të së ardhmes, jam i bindur që ne kemi shumë mundësi për të bërë shumë me tepër. Kjo që kemi bërë së bashku është vetëm gjysma e punës, kemi vendosur themele të forta për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë, siç e meritojmë. Faleminderit kryeministër, përtej miqësisë, shpreh respektin më të thellë për përkushtimin ndaj ruajtjes dhe themeleve të së ardhmes.'- tha Rama. 

edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll