Politike

'E kisha pranë gjatë negociatave'/ Kovacevski: Miqësia ime me Ramën do zgjasë gjithmonë

Kovacevski deklaroi se Ramën e ka pasur gjithmonë pranë në momentet e negociatave duke e cilësuar atë si një ndihmë të madhe. 

14 Nëntor 2022, 12:30 Nga A.B
'E kisha pranë gjatë negociatave'/ Kovacevski: Miqësia
Takimi

SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski u zotua gjatë mbledhjes së dy qeverive, se miqësia me kryeministrin Edi Rama do të zgjasë gjithmonë. Në fund të mbledhjes, Kovacevski, shtoi se Ramën e ka pasur gjithmonë pranë në momentet e negociatave duke e cilësuar atë si një ndihmë të madhe. 

“Dëshiroj të them se kjo ishte një seancë që të gjithë e pritëm padurim, edhe ata që nuk ishin të përfshirë në përgatitje, e konsiderojnë një punë të vështirë. Por unë erdha i qetë sepse e dija që stafet tona e kanë bërë atë që duhet për mbajtjen e kësaj séance…Mënyra e vetme që të vijojmë përpara dhe të kemi një ardhmëri më të mirë për gjeneratat tona të reja është që rajonin ballkanik të transferojmë në rajon të bashkëpunimit… Unë jam i sigurt se një nga ndihmat më të mëdha që kam marrë në momentet kur isha në vështirësi janë ato me Bullgarinë, Francën dhe Gjermaninë kur kemi bërë negociata për fillimin e negociatave me BE, gjithmonë pranë meje kisha Edi Ramën.

Kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë, sa më përket mua, unë s’do ta harroj asnjëherë. Unë dhe Rama do t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme miqësi dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve tona…”- mbylli fjalën lideri maqedonas.

mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll