Politike

Si e dalloi dehjen e Edi Palokës dhe Leskaj? Rama: Desh u deha dhe unë nga ta. Thanë disa fjalë që...

Kryeminstri Edi Rama tha se e kishte dalluar që të dy ishin të dehur pasi ua kishte ndjerë erën e alkoolit. 

10 Nëntor 2022, 21:27 Nga k.m.
Si e dalloi dehjen e Edi Palokës dhe Leskaj? Rama: Desh u deha dhe unë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me akuzat ndaj deputetëve demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Në një prononcim për mediat, kryeminstri Edi Rama tha se e kishte dalluar që të dy ishin të dehur pasi ua kishte ndjerë erën e alkoolit. 

"Nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë se është i dehur. Ata janë bedelë. Me kuptimin e plotë të kësaj fjalë. Janë bedelë se sot është dita për t'i thënë përgjigje një pyetje; pse paratë ruse u derdhën tek kjo parti për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Besoj se edhe për një parti të opozitës, qeveria duhet të jetë më e rëndësishëm për paratë ruse. Askush nuk çohet dhe të thotë është turp e PD. Nuk u distancua asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë. Në momentin që nuk vënë interesin e vendit të vetë, atëherë janë të paatdhe. Ju gjykoni sa etik apo jo është fjalori im. E dallova që ishin dehur se për pak u deha dhe unë nga alkooli që kishin pirë. Vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një mexhelisi që quhet Kuvend,"-tha Rama.

Komenti i Ramës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre. 

edi rama kryesia e ps 10 nentor 2022

Sondazh

Poll