Politike

Porti i Durrësit/ Do i marrë përsipër shteti shpronësimet? Rama s'përgjigjet: Këto muhabete pazari tek GABI, bëjini në kafe

Edi Rama nuk u përmbajt e u shpreh se nuk do të merrret me llumin e nxjerrë nga non gratat dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.

10 Nëntor 2022, 21:22 Nga k.m.
Porti i Durrësit/ Do i marrë përsipër shteti
Edi Rama

TIRANË- Akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar barbare, të shëmtuara dhe ordinere, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje se kush do i shpronësojë qytetarët për nisjen e investimeve. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Kryesisë, teksa pyetej nga gazetarja e Syri.tv, Ambrozia Meta, Rama nuk u përmbajt e u shpreh se nuk do të merrret me llumin e nxjerrë nga non gratat dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve. Por nuk tregon se kush i ka aksionet e tjera të kompanisë, duke shtuar se gjithçka do të sqarohet me kohën.

PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Pyetja e Syri.tv: Dje maxhoranca miratoi portin e Durrësit, jeni në dijeni kush i zotëron 60% të aksioneve që do marrin portin?

Rama: Kam parë shumë gjëra të shëmtuara. Kjo ëhstë një prej tyre. Marrja nëpër gojë në mënyrë skizofrenike, të ulët të një personaliteti. Një non gratë dhe një llum çdo ditë ndot me prodhimin e tij veshët dhe sytë e shqiptarëve.

Kush i ka 60% të aksioneve, nuk është thashethem?

Rama: Nuk merrem me këto konvulsione injorante. Po iu them që nuk kemi miratuar asgjë. Kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike se është e mirë për ty, për familjen tëndë. Sjell një investim prej 2 miliardësh, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turizmi. Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje "çfarë, çfarë, çfarë" janë legjitime se i kemi shpjeguar një pjesë të tyre. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari tek gabi, i bëni në kafe. Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës.

Do i marrë përsipër shteti shpronësimet?

*Rama nuk jep përgjigje

Si do të bëhet shpronësimi?

Rama: Folëm gjatë për këtë se nuk jam këtu për të humbur kohë për kolvuksionet e injorancës. është e pabesueshme që ndodh e njëjta gjë. Dhunë, dhunë, dhunë. Nuk jam në interpelancë për portin e Durrësit. Nuk rri t'u jap përgjigje pyetjeve të non gratave që vijnë përmes teje.

edi rama porti i durresit kryesia e ps 10 nentor 2022

Sondazh

Poll