Liria zgjati vetëm 34 ditë, Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-deputetin e PS, Alqi Bllako
Bllako u lirua nga burgu rreth një muaj me argumentin se kishte fëmijët e mitur dhe bashkëshortja ishte në punë dhe duhet të kujdesej për ta.

TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Alqi Bllako u rikthye në qeli me kërkesë të SPAK pasi qendroi në arrest shtëpie për 34 ditë. Bllako akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bllako shkoi sot në Apel për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë, pasi SPAK apeloi masën e caktuar më herët nga GJKKO. Në pamjet e sotme, Bllako shihet teksa hyri në GJKKO bashkë me avokatin e tij.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupin gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më datë 09.11.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022 regjistrimi, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 362 datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë: 1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit A.B. me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. 2.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg”, të caktuar ndaj të hetuarit A.B. me vendimin nr. 26, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Alqi Bllako u arrestua më 31 mars 2022, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se në kohën kur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Bllako u lirua nga burgu rreth një muaj me argumentin se kishte fëmijët e mitur dhe bashkëshortja ishte në punë dhe duhet të kujdesej për ta. /Dosja.al
Sondazh
Ecte me shpejtësi skëterre deri në 200 km/orë, arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi u kap duke bërë ga...
"Merren me koncensionet..."/ Studentët para Ministrisë së Arsimit: Qeveria do që të ikim, s'japin as 100 euro për gjërat minimale
studentet TIRANË - Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat sot përpara Ministrisë së Arsimit, ku ...
Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet shqiptari, shpallet në kërkim tjetri bashkëpunëtori
Kanabisi i sekuestruar GREQI- Dy shqiptarë kanë hyrë në vend në orët e para të mëngjesit nga një pikë kuf...
Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së, Gjykata e Durrësit dënon me 20 vite burg 7 të arrestuarit
Gjykata e Durrësit DURRËS- Një vit pas zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në prej rreth 6 milionë euro, Gjykata e D...
Aksionet në call-centera, lirohen punonjësit, hetimet nisën pasi SPAK mori letërporosi nga 3 shtete, kontrollet vijojnë dhe sot
Kontrolle në call-centera TIRANË- Të gjithë punonjësit e call-centerave që u shoqëruan një ditë më par&eu...
Shpërndante kanabis pranë gjimnazit, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan
Policia ELBASAN- Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Kjo pasi u kap në flagrancë duke shp&eum...
“Lër 150 euro”, “Ana” nga Tirana mashtron burrat, u lë takim në apartamentin që s’ndodhej, hileja me dy të miturit
Policia TIRANË- Dy 13-vjeçarë kanë përfunduar në komisiariatin nr.4 të policisë pasi akuzohen se mashtronin perso...
Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, sekuestrohen mbi 3 kg drogë, disa të arrestuar
Pamje nga operacioni SPANJË- Disa shqiptarë janë arrestuar në Spanjë. Kjo pasi Policia Kombëtare dhe Garda Civile kan&eu...
Vodhën me armë banesën e 40-vjeçarit në fshatin Brret, vihen në pranga dy autorët (EMRA)
operacioni i koduar "Brreti" KRUJË- Kastriot Guri dhe Xhoni Guri janë arrestuar sot nga policia e Krujës, pasi ishinh shpallur në k&eum...
U kap në zonën me kanabis, arrestohet shqiptari në Angli: Kam borxhe për të shlyer
kanabis ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia në Angli. Sipas mediave të huaja, i arrestuari me sht...

