Aktualitet

Kërkoi zbutjen e masës, kush është Gosa? Dyshohet se spiunoi Andi Zylyfin teksa luante domino

Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.

9 Tetor 2022, 14:07 Nga A.B
Kërkoi zbutjen e masës, kush është Gosa? Dyshohet se spiunoi
Fatos Tosa dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Fatos Gosa i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë. Kjo kërkesë, është kryer së bashku me dy të arrestuar të tjerë Petrit Qoli dhe Agron Qoli.

Kush është Fatos Gosa?

Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Ai ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij. Përmes këtij informacioni, vrasësit me pagesë e kanë ndjekur dhe ekzekutuar të riun.

Si u ekzekutua Andi Zylyfi?

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. 26-vjeçarit iu bë oritë dhe u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në mjet me 23-vjeçarin e identifikuar si Ardit Uruçi. Zylyfi u dërgua në spital por nuk mundi që t'u mbijetonte plagëve të marra.

Zylyfi kishte ka lidhje familjare me personat që mbetë të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, më 29 dhjetor të 2018, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç. Në këtë ngjarje u vra dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endrit Alibej (vëllait të Erion Alibejt që është në burg për një sërë vrasjesh që organizoi për të marrë hakun e të vëllait).

fatos gosa andi zylyfi nuredin dumani operacioni plumbi i arte

Sondazh

Poll