Aktualitet

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, babai i tre fëmijëve përplaset nga 'BMW' teksa po ecte

Viktima, Ndriçim Binjaku, baba i tre fëmijëve, është përplasur nga një BMW.

9 Tetor 2022, 13:21 Nga A.B
Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, babai i tre
Ndricim Binjaku

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Rreth orës 15:00, në Viale Giulio Cesare në Novara ka ndodhur një aksident me vdekje, ku për pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari me origjinë shqiptare. Viktima, Ndriçim Binjaku, baba i tre fëmijëve, është përplasur nga një BMW.

Përplasja ka qenë shumë e rëndë, aq sa trupi i viktimës është hedhur disa metra tutje nga mjeti që drejtohej nga një 49-vjeçar me banim në Treceta.

Nga hetimet paraprake, nuk është konstatuar asnjë shenjë frenimi në asfalt, ndërsa drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve të alkoolit dhe drogës.

Burimi: Novaratoday.it

ndricim binjaku vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll