Operacioni 'Plumbi i Artë', tre të arrestuarit kërkojnë zbutje të masës së sigurisë (EMRAT)
Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i Artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste.
TIRANË- Fatos Gosa, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, për masë më të butë sigurie. Tre personat, të arrestuar pas operacionit 'Plumbi i Artë' kanë depozituar rekursin, dhe çështja do relatohet nga anëtari i kësaj gjykate Sokol Binaj.
Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i Artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gosa ka dhënë informacione mbi lëvizjet e Andi Zylyfit i ekzekutuar në Peqin, ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2019.
Ndërsa Petrit dhe Agron Qoli, sipas Dumanit, kanë marrë pjesë dhe dhe kanë dhënë informacione mbi lëvizjet e Fatmira Dedës, vrasje e porositur nga Festim Qoli.
Si u organizua operacioni “Plumbi i artë”
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Agim Gjinu u arrestua më vonë në Durrës, ndërsa 13 të tjerët kërkohen ende, me në krye Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit.
PERSONAT NË KËRKIM:
1.Eljo (Ervis) Bitri,
2.Festim Qoli,
3.Alban Bengasi,
4.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
8.Agron (Kamber) Mehja,
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
10. Talo Çela,
11.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
12. Florenc Çapia
13. Abedin Mama (Dine Çami)
Sondazh
"U mahnita", The Guardian përzgjedh Muzeun Marubi në Shkodër në mesin e muzeumeve më të pëlqyera në Evropë
Muzeu Marubi ANGLI- Mediumi britanik The Guardian ka bërë një artikull për muzeumet më të pëlqyera në Evropë. ...
Operacionet e Policisë në 1 javë! Arrestohen 145 persona, 26 shpallen në kërkim
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin e kësaj jave, ku njofton se janë arrestuar 145 janë arrestuar, 319 ja...
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan
Policia ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënë...
Kultivoi kanabis, Prokuroria e Lezhës kërkon 9 vite burg për ish-kreun e njësisë administrative
Prokuroria LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 9 vite burg për Gëzim Kolën, ish kreun e njësisë administrati...
U shoqëruan në policinë e Tiranës, lirohet Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, Murati mbetet në qeli
Endrit Dokle TIRANË- Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi janë liruar nga Policia e Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, Dokle u shoqërua ...
Plagoset 11-vjeçarja shqiptare në Itali, e mitura bie sipër sfurkut, dërgohet me urgjencë në spital
Policia ITALI- Një 11-vjeçare shqiptare është plagosur në Itali. E mitura ishte duke luajtur teksa aksidentalisht ka plagos...
VD-Foshnja s'pushon së qari! Prishet gomonia e shqiptarëve në det, shpëtohen nga policia
Shqiptaret FRANCË- Kjo është drama që kalojnë familjet dhe të rinjtë shqiptarë që tentojnë të kalojn...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 9 Tetor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore profilin e Indrit Dokles i...
VIDEO- Sherr në Astir, ndërhyn policia, shoqërohen disa persona
Sherr TIRANË- Sherr gjatë mbrëmjes në Astir. Disa persona janë arrestuar nga policia pasi janë përfshirë në nj...
Shpërthimi i urës në Krime! Lëvizje në Moskë, Putin me 'dorë të hekurt', nis arrestimin e ushtarakëve
Kremlin RUSI- Shpërthimi i madh në urën e Krimesë mund të jetë një katalizator edhe për zhvillimet brenda...
