Aktualitet

Shpërthimi i urës në Krime! Lëvizje në Moskë, Putin me 'dorë të hekurt', nis arrestimin e ushtarakëve

Ka nisur një 'luftë' e brendshme mes Putin dhe shërbimeve sekrete dhe forcave të armatosura. 

9 Tetor 2022, 07:32 Nga A.B
Shpërthimi i urës në Krime! Lëvizje në Moskë,
Kremlin

RUSI- Shpërthimi i madh në urën e Krimesë mund të jetë një katalizator edhe për zhvillimet brenda Rusisë.

Mediat dyshojnë se ka nisur një 'luftë' e brendshme mes Putin dhe shërbimeve sekrete dhe forcave të armatosura. 

Ditën e djeshme, Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, shkroi në Tëitter se “arrestimet e personelit ushtarak kanë filluar në Moskë. Trafiku është ndërprerë”. Ai shton se forcat elitare ushtarake kanë hyrë në Moskë dhe se "raportohen disa arrestime, ndalime dhe pengime të personelit ushtarak".

Michailos Podoliak, këshilltari i Zelenskyy-t beson se sulmi ishte rezultat i një rivaliteti midis FSB- së, shërbimit sekret rus (dhe pasardhësi i KGB-së) dhe ushtrisë ruse.

Ai shkruan në Tëitter: “Seriozisht tani, FSB dhe ushtritë private [si ëagner] po përpiqen të heqin udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Përpara ndryshimit të personelit, FSB-ja u fut në qoshe – ajo humbi shpërthimin në urën e Putinit. Ministria e Mbrojtjes tani mund të fajësojë FSB-në për humbjen e frontit jugor. A nuk është e qartë se kush e shkaktoi shpërthimin? Kamioni erdhi nga Rusia”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka vënë gjeneralin Sergei Surovykin në komandën e të gjitha forcave ushtarake ruse të përfshira në Ukrainë. Ndryshimi pason heqjen e dy komandantëve nga gjithsej pesë komanda ushtarake në Rusi.

Sergei Surovikin, ish-komandanti i operacioneve ruse në Siri, është një "gjeneral famëkeq i korruptuar dhe brutal edhe sipas standardeve të ushtrisë ruse, sipas Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar", raporton shefi i zyrës së FT në Moskë.

Që nga viti 2017, Surovikin drejton Forcat Ajrore të Rusisë, një zyrë e krijuar në vitin 2015 kur Forcat Ajrore Ruse, Forcat Ajrore dhe Raketore dhe Forcat Hapësinore u vunë nën një komandë. Në qershor, ai u vendos në krye të trupave ruse në Ukrainën jugore. Ai kishte shërbyer më parë në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri./Burimi: Protothema.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll