Politike

Takimi me Kim/ Shalsi: Tema e diskutimit ishte mbështetja financiare për reformat

Shalsi tha se fokusi i bisedës ishte diskutimi për buxhetin e vitit 2023 dhe mbështetja financiare për reformat. 

7 Tetor 2022, 14:30 Nga A.B
Takimi me Kim/ Shalsi: Tema e diskutimit ishte mbështetja financiare
Eduart Shalsi

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi deklaroi ditën e sotme se me ambasadoren Yuri Kim bisedoi për prioritetet e komisionit. Për gazetarët, Shalsi tha se fokusi i bisedës ishte diskutimi për buxhetin e vitit 2023 dhe mbështetja financiare për reformat. 

'Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi. Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas.'- tha Shalsi.

eduart shalsi yuri kim

Sondazh

Poll