Politike

Zgjedhjet 2023, Berisha: Kandidati për Tiranën do dalë nga primaret, Alibeaj të propozojë kandidatët e vet

Berisha tha se kandidati do dalë nga primaret si dhe shtoi se deputeti Enkelejd Alibeaj mund të marrë pjesë duke shpalosur propozimet e tij.

7 Tetor 2022, 14:12 Nga A.B
Zgjedhjet 2023, Berisha: Kandidati për Tiranën do dalë nga
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kandidatura e PD për Bashkinë e Tiranës do të jetë e përbashkët me opozitën shqiptare. Nga takimi në Gjirokastër, ai tha se kandidati do dalë nga primaret si dhe shtoi se deputeti Enkelejd Alibeaj mund të marrë pjesë duke shpalosur propozimet e tij. 

‘Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve.  Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike.  Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta.  Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët.  Me z. Meta kemi rënë dakord që ai do të përqendrohet thuajse 100% tek këshillat.’- tha Berisha.

Pyetje: Sa garanci ka që grupimi tjetër i PD do të përfshihet në primare?

Berisha: Çdo deputet ka të drejtë të propozojë, të kandidojë për çdo bashki të vendit, kjo jep përgjigjen më të plotë. Ne nga primaret nuk heqim dorë, është kategorike, është rithemelimi ynë.

Pyetje: Alibeaj tha se ‘Duhet shpirt për bashkimin real të PD, si e komentoni?

Berisha: Garancia më e madhe për këtë është mundësia e tyre për tu propozuar dhe për të marrë pjesë vetë, për tu testuar me qytetarët dhe anëtarësinë.

Pyetje: Si do përfshihen aleatët në primare?

Berisha: Është rënë dakord, Meta mendon se do mbështesë tek kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave. Me aleatët e tjerë kemi rëndë dakord që pranojnë testimin e primareve dhe kërkojnë testim shtesë, ne s’kemi kundërshtim. Duam të kandidojë njeriu më me reputacion.

sali berisha

Sondazh

Poll