Politike

Rruga Golem-Delvinë, Berisha e vodhën! Kardhiqi është projekt i qeverisë time, nuk e linin dot në mes

Kryedemokrati tha se se kjo rrugë mezi përfundoi pasi sipas tij kishte një vjedhje të tmerrshme nga ana e zyrtarëve të qeverisë.

7 Tetor 2022, 14:28 Nga e.k
Rruga Golem-Delvinë, Berisha e vodhën! Kardhiqi është
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë sa i përket ndërtimit të rrugës Golem-Delvinë. Kryedemokrati tha se se kjo rrugë mezi përfundoi pasi sipas tij kishte një vjedhje të tmerrshme nga ana e zyrtarëve të qeverisë.

Duke folur në një konfrencë me gazetarët kreu i selisë blu u ndal dhe tek ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Ai tha se ky ishte një projekt i qeverisë së tij dhe qeveria nuk e linte dot në mes dhe e përfundoi.

Sali Berisha: Në 8 vite mezi përfunduan 30 km rrugë Golem-Delvinë. Edhe atë e shtynin. E vodhën në mënyrë të tmerrshme.
Eri Muço: Kardhiqi mbaroi.
Sali Berisha: 37 km bënë për t'u ndërtuar 9 vite. Ec e ec e s'ka të sosur. është projekti im jo projekti i tyre. Nuk e linin dot në mes.

sali berisha

Sondazh

Poll