Politike

Pse shkoi Bylykbashi në Presidencë? Berisha: E telefonuan dy zyrtarë të lartë

Berisha tha se lajmet që po qarkullojnë në rrjet janë gënjeshtra të përhapura nga Taulant Balla.

7 Tetor 2022, 13:54 Nga A.B
Pse shkoi Bylykbashi në Presidencë? Berisha: E telefonuan dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se deputeti Oerd Bylykbashi u telefonua dy herë, nga dy zyrtarë për të shkuar në ambientet e Presidencës. I pyetur ditën e sotme nga gazetarët se si qëndron e vërteta e takimit mes Presidentit të vendit dhe deputetit Oerd Bylykbashit, Berisha tha se lajmet që po qarkullojnë në rrjet janë gënjeshtra të përhapura nga Taulant Balla.

Pyetja: U tha se takimin me Begajn e ka kërkuar vetë Bylykbashi, si qëndron e vërteta?

BerishaJo një por dy zyrtarë të lartë të Presidencës, njëri shefi kabineti e tjetri funksionar, i kanë telefonuar zotit Bylykbashi për takim në Presidencë duke e njoftuar se kemi të bëjmë me datën e zgjedhjeve. Cdo variant tjetër është gënjeshtër, siç dihet nga Taulant Balla.

Tre ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj u takua me krerët e grupeve parlamentare. Në mesin e personave, Begaj ftoi edhe deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

sali berisha

Sondazh

Poll