Politike

REPLIKA/ “S’erdhëm të shohim sa bukur jemi veshur”, Bushka përplaset me Opozitën, Alibeaj: Qetësohu ti

Bardhi e Alibeaj kërkuan të jepnin mendimin e tyre, ndërsa Bushka tha se s’mund të debatonin për çdo gjë.

7 Tetor 2022, 13:09 Nga F.M
REPLIKA/ “S’erdhëm të shohim sa bukur jemi veshur”,
Kryetarja Klotilda Bushka

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve. Kryetarja Klotilda Bushka debatoi me deputetët e Opozitës, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Këta të fundit kërkuan të debatonin për të ndërrruar emrin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në AKSIK (Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Bardhi e Alibeaj kërkuan të jepnin mendimin e tyre, ndërsa Bushka tha se s’mund të debatonin për çdo gjë.

Pjesë nga replikat:

Gazment Bardhi: Çdo deputet ka të drejtën të bëjë diskutim për çdo nen. Bëka njëri propozim dhe në të tjerët të shohim njëri-tjetrin sa bukur jemi veshur.

Klotilda Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Enkelejd Alibeaj: Qetësohu, unë arsyetimin e kam për ta kuptuar kushdo. Në pikën dy në fund të fjalisë të shtohet, “Pa cënuar të drejtat”. Nuk dua ta konsideroj si një gjë që të nëa ndajë. Nuk po flasim për privilegje.

Klotilda Bushka: Do e bësh propozimin

Enkelejd Alibeaj: Do e bëj pra por qetësohu ti, qetësohu, kur informacioni vjen i mbyllur mos më bëj mua kështu pastaj, jo po bëje propozimin.

Klotilda Bushka: Zoti Tola kërkuat fjalën

Drejtori i DISK, Dorian Tola: I qëndroj propozimit.

klotilda bushka komisioni i ligjeve 7 tetor 2022

Sondazh

Poll