Politike

Bardhi tek Ligjet: Për anëtarët e KLP-së votuam me sytë mbyllur, s’lexonim dot informacionet se s’kishim certifikatë sigurie

Ai tha se në atë rast nuk kishin ceritifkatë sigurie dhe nuk lexuan informacione para se të votonin, por i besuan kryetares.

7 Tetor 2022, 13:17 Nga F.M
Bardhi tek Ligjet: Për anëtarët e KLP-së votuam me sytë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi është shprehur se klasifikimi i infotmacioneve si secret shtetëror duhet riparë pasi në shumë raste ligjvënësit votojnë me sytë mbyllur. Si shembull, Bardhi përmendi rastin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai tha se në atë rast nuk kishin ceritifkatë sigurie dhe nuk lexuan informacione para se të votonin, por i besuan kryetares.

“Të gjithë kemi të drejtën të debatojmë. Si qenka kjo, u prezantoka një gjë, fliska relatori e kryetarja dhe ne të tjerët rrikemi këtu. Unë e dëgjova shumë mirë se çfarë thashë. Po ju japim një shembull, për anëtarët e KLP-së kemi votuar mbi bazën e një informacioni të kualifikuar. 4 nga 5 anëtarët s’e lexonin dot dhe kemi votuar pa u njohur me informacionin. E ka parë vetëm kryetara që ka certifikatë sigurie dhe i besuam kryetares që tha se ka një pengesë një prej kandidatëve. Ne votuam për sytë e mbyllur për këto pozicione. Dhe kolegët për këto raste po flisnin. Nuk ka ligje sekrete shtetërore. Është një praktikë normale,”- tha Bardhi ndër të tjera.

komisioni i ligjeve 7 tetor 2022 komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll