Politike

Lirimi i Alqi Bllakos, Ilir Meta: Kishte mundësi të merrte një dado për fëmijët, babai merrte 10 mijë dollarë rrogë

Ilir Meta u shpreh se arsyetimi i Bllakos se kishte kush të kujdesej për fëmijët e tij nuk qëndronte pasi sipas tij, kishte mundësinë financiare për t'u kujdesur.

7 Tetor 2022, 12:24 Nga k.m.
Lirimi i Alqi Bllakos, Ilir Meta: Kishte mundësi të merrte një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se arsyetimi i Bllakos se kishte kush të kujdesej për fëmijët e tij nuk qëndronte pasi sipas tij, kishte mundësinë financiare për t'u kujdesur. Me nota ironie u shpreh se mund të merrte dado, pasi babai i tij paguhej 10 mijë euro.

"Sa familjarë janë burgosur për një dritare, ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agacci dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës. Në vend që lekët të vinin nga Holanda këtu, lekët e qytetarëve shqiptarë shkojnë në Holandë. Por dhe korrupsioni në energji është i llahtarshëm. Investimet nuk kanë sjellë uljen e humbjeve. Janë mbi 2 miliard euro korrupsion në energji. Debitori më i madh janë institucionet shtetërore sepse lekët i përdorin për ahengje,"-tha Meta në fjalën e tij.

ilir meta lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll