Aktualitet

Asnjë zbardhje të ngjarjeve kriminale! Policia kap 'kriminelin' me 45 krerë bagëti në Devoll: I solli nga Greqia

Ky është njoftimi që sjell sot Policia e Devollit.

29 Shtator 2022, 10:03 Nga F.M
Asnjë zbardhje të ngjarjeve kriminale! Policia kap
Dele

DEVOLL- Një qytetar është vënë në pranga pasi është kapur me bagëti të imëta që i kishte sjellë në mënyrë kontrabandë nga Greqia. Në një njoftim zyrtar, policia e Devollit ka dhënë informacion për 'kriminelin' e 'trafikantin' e bagëtive. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë zbardhje për ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin këtë verë.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e devollit

Sondazh

Poll