Aktualitet

Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplas 80-vjeçarin, i moshuari humb jetën

Sot ka ndërruar jetë një 80-vjeçar pasi është përplasur nga një autobus.

29 Shtator 2022, 10:09 Nga F.M
Aksident me vdekje në Roskovec, autobusi përplas 80-vjeçarin, i
Foo ilustruese

ROSKOVEC- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec. Policia informon se rreth orës 09:30, ka ndërruar jetë një 80-vjeçar pasi është përplasur nga një autobus. Drejtuesi i këtij mjeti, përplasur të moshuarin, duke i marrë jetën. Pasagjerët e autobusit nuk janë lënduar nga përplasja. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

aksident ne roskovec

Sondazh

Poll