Politike

Meta: Me Bashën dhe Ramën nuk bëj koalicion, kanë bërë poshtërsi

Meta tha se Basha ka bërë akte tradhëtie ndaj vendit duke përmendur bojkotin në Reformën në Drejtësi, si dhe djegien e mandateve. 

22 Shtator 2022, 22:51 Nga I.A
Meta: Me Bashën dhe Ramën nuk bëj koalicion, kanë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se i vetmi person që nuk do të bëj koalicion është Lulzim Basha. I ftuar në emisionin, Top Story në Top Channel, Meta tha se Basha ka bërë akte tradhëtie ndaj vendit duke përmendur bojkotin në Reformën në Drejtësi, si dhe djegien e mandateve. Ndërsa për Ramën, Meta tha se ka bërë shumë poshtërsi ndaj tij.

"Është fillim i ri. Shumë i lirë jam në të gjitha kuptimet. E meritoj emrin që më ka dhënë mamaja. Vendi është nën fundrrën e një regjimi mafioz. Kolerën e do e largomë. Kush e solli është tjetër gjë, na e sollën. Jo me Bashën nuk bëj, sepse kam qenë President dhe ka barë akte të rënda të tradhtisë ndaj atdheut. Nëse Rama ka bërë ato poshtërsi që ka bërë, sepse ai e di se ku shkon ditën që nuk është në zyrë. E shikoni se çfarë letrash bën ai sharlatan! Unë e di si i ka letrat ai, sa të nxira i ka dhe bën ashtu si i marrë.

Basha i kapur peng bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, që i kam thënë mos e bëj. Nuk hyri në zgjedhje, bëri gjithacka në funksion të këtij regjimi. Me Bashën është e mbaruar kjo, më Ramën është e mbyllur, i kam mbyllur me këta, nuk është personale. Rama ka bërë edhe poshtërsi ndaj meje më parë. Kjo është një çështje e përjashtuar. Me këta të dy është e përjashtuar bërja e koalicioneve. Aq më tepër që flitet edhe për financim rus, që është më e rëndë. Unë jam aq i lirë, ai e di. Ndërsa ai është peng i krimeve që ka bërë kundër interesave kombëtare," tha Meta. 

ilir meta lulzim basha edi rama

Sondazh

Poll