BE vendos sanksione për të korruptuarit? Për çfarë e kishte fjalën Balla sot në Kuvend (SQARIMI)
Deklarata e Ballës në të vërtetë pason një premtim të dhënë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen bëri në "State of the Union" më 14 shtator, ku tha se BE do të marrë masa për të korruptuarit.
TIRANE- Pasi e paralajmëroi disa ditë më parë, sot në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nxitoi të njoftonte se Bashkimi Evropian kishte vendosur të merrte sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar. Por për çfarë vendimi flet kreu i grupit të PS dhe kujt i referohet?
Deklarata e Ballës në të vërtetë pason një premtim të dhënë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen bëri në "State of the Union" më 14 shtator, ku tha se BE do të marrë masa për të korruptuarit. Pa njoftuar masat konkrete, shefja e KE-së tha se vitin e ardhshëm, më 2023, Komisioni do të përditësojë legjislacionin për të luftuar korrupsionin ndërsa do ta sanksionojë atë si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një mjet të ri për të mbrojtur vlerat e BE jashtë unionit.
"Dhe sot do të doja të fokusohesha te korrupsioni, te të gjitha fytyrat e tij. Te fytyra e agjentëve të huaj që përpiqen të ndikojnë në sistemin tonë politik. Te fytyra e kompanive apo fondacioneve të dyshimta që abuzojnë me paranë publike.Nëse duam të jemi të besueshëm kur kërkojmë nga vendet kandidate të forcojnë demokracitë e tyre, ne duhet gjithashtu të çrrënjosim korrupsionin në vend. Kjo është arsyeja pse vitin e ardhshëm Komisioni do të paraqesë masa për të përditësuar kuadrin tonë legjislativ për luftimin e korrupsionit. Ne do të rrisim standardet për vepra të tilla si pasurimi i paligjshëm, trafikimi me ndikim dhe shpërdorimi i pushtetit, përtej shkeljeve klasike si ryshfeti. Dhe ne do të propozojmë gjithashtu përfshirjen e korrupsionit në regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut, mjetin tonë të ri për të mbrojtur vlerat tona jashtë vendit."-tha Von Der Leyen më 14 shtator.
Se cili do të jetë filtri dhe kush do të jenë 'viktimat' politike të vendimit kjo mbetet për tu parë në muajtë e ardhshëm, por kursi tashmë është i qartë. Pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, edhe Evropa do të mbajë një qendrim zyrtar për liderët e përfshirë në afera korruptive./Dosja.al
Sondazh
“Ishte e pamundur ta përballonim sulmin”/ Balluku-opozitës: Mos e ktheni në 'kalë beteje'. Salianji: Bashkëpunojmë
Belinda Balluku dhe Ervin Salianji TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salinjit, i cili i kërkoi t...
Privatizimi i kompleksit "Partizani", Oketa: U pyeta në SPAK si ish-ministër i Mbrojtjes, s’e kam shkelur ligjin
Gazmend Oketa TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pretendon se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit t&e...
Thërritet nga SPAK, Berisha: Do shkoj! Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se do të paraqitet në ambientet e Prokuroris&...
Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit në shkollë, PD: Kjo nuk është detyra e tyre
Femijet TIRANË- Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, mësuesit do duhet të shoqërojnë nxënësit nga kla...
Balla nga Kuvendi: BE do të sanksionojë të korruptuarit, Berisha preket i pari
BE vendos sanksione për të korruptuarit? Për çfarë e kishte fjalën Balla sot në Kuvend (SQARIMI) 22 Shta...
FOTO- Peleshi 'hutohet' pas bisedës me Ballukun, humb ekuilibrin në Kuvend, për pak rrëzohet
Kuvend TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pengua në Kuvend. Teksa qëndroi përballë tavolinës së zëvend&eum...
Vuçiç tha se afirmon integritetin e Serbisë, Majko: Mashtrim skandaloz, Rezoluta 1244 flet për Jugosllavinë
Pandeli Majko TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vu&cce...
'Prindërit gëzohen kur i largojnë fëmijët nga Shqipëria'/ Duma: Vela e Shqipërisë po ikën jashtë
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli në Kuvend për emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit d...
"Lali është këtu"/ Veliaj: S'jam zyrtarizuar si kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Unë e Edi bëjmë shumë batuta
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pret formalizimin për të shpallur kandidaturën zy...
BE kundër, SHBA ndryshe/ Ambasadorja Yuri Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar mbështetjen ndaj nismës 'Ballkani i Hapur'. Pë...
