Politike

"Lali është këtu"/ Veliaj: S'jam zyrtarizuar si kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Unë e Edi bëjmë shumë batuta

Erion Veliaj tha se ai, bashkë me kryeministrin Rama Edi do respektojnë formalisht të gjitha forumet e partisë dhe vetëm kur të formalizohet do fillojë fushatën zyrtare.

22 Shtator 2022, 11:13 Nga k.m.
"Lali është këtu"/ Veliaj: S'jam zyrtarizuar si
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pret formalizimin për të shpallur kandidaturën zyrtare për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë të dhënë për "Klan News", Veliaj tha se ai, bashkë me kryeministrin Rama Edi do respektojnë formalisht të gjitha forumet e partisë dhe vetëm kur të formalizohet do fillojë fushatën zyrtare. Duke iu referuar kështu takimit që patën të dy në Zall Herr, ku Rama tha: Lali Eri është këtu. Deklaratë kjo që u mor si zyrtarizim i kandidaturës së Veliajt. 

PJESë NGA BISEDA: 

Gazetarja: Disa ditë më parë ju ishit në një takim së bashku me kryeministrin Rama në Zall-Her dhe a ishte ky një konfirmim nga ana e tij për të qenë ju sërish si kandidat në krye të Bashkisë së Tiranës? Ekzaktësisht Edi Rama tha “Lali Eri është këtu”.

Erion Veliaj: E dashur unë dhe Edi shkëmbejmë batuta non stop, tërë kohën, në çdo takim e në çdo mbledhje që kemi. Megjithatë edhe unë edhe kryeministri kemi mësuar që do të respektojmë qoftë edhe formalisht të gjitha forumet e partisë. Kështu që të gjitha kandidaturat e imja dhe e 60 të tjerëve do të duhet që të formalizohet në kryesinë e PS-së ashtu siç kemi bërë gjithmonë, kështu përtej batutave ne do të kryejmë të gjitha formalitetet, do dëgjojmë kryesinë çfarë vërejtjesh dhe propozimesh ka dhe vetëm kur të formalizohet do fillojmë fushatën zyrtare. 

Por duket se e gjitha paska qenë batutë, dhe surprizat nuk përjashtohen.

erion veliaj zgjedhjet lokale 2022

Sondazh

Poll