Politike

Balla nga Kuvendi: BE do të sanksionojë të korruptuarit, Berisha preket i pari

Balla tha se i pari që do të sanksionohet pasi BE të publikojë sanksionet do të jetë kryedemokrati Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" si nga SHBA dhe nga Britania e Madhe. 

22 Shtator 2022, 11:52 Nga k.m;f.g

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e marrë më 14 shtator Komisioni Evropian për të vendosur sanksione për zyrtarët e korruptuar brenda unionit dhe në vendet kandidate. Në seancën e sotme në Kuvend, Balla tha se i pari që do të sanksionohet pasi BE të publikojë sanksionet do të jetë kryedemokrati Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" si nga SHBA dhe nga Britania e Madhe. 

"Reforma në drejtësi duhet që të na bashkojë. Përshendes vendimin e Komisionit Europian për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.Është gjë e duhur që BE të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Vendet që synojnë të anëtarësohen duhet t’i tregojnë me gisht ata persona dhe rasti më flagrant është ai i ish-kryeministrit të vendit,"- tha Taulant Balla në Kuvend.

taulant balla sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll