Politike

Thërritet nga SPAK, Berisha: Do shkoj! Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet

Berisha u shpreh se e gjitha është një përpjekje mjerane e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet. 

22 Shtator 2022, 12:14 Nga A.B
Thërritet nga SPAK, Berisha: Do shkoj! Përpjekje mjerane e Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), për të dëshmuar për hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se e gjitha është një përpjekje mjerane e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet. 

'Totalisht përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet që ka bërë me inceneratorët. Unë siç kam shkuar do shkoj, kur bëhet fjalë për një akuzë, unë nuk hezitoj kurrë që të përgjigjem. '- u shpreh Berisha.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

sali berisha

Sondazh

Poll