Politike

Vuçiç tha se afirmon integritetin e Serbisë, Majko: Mashtrim skandaloz, Rezoluta 1244 flet për Jugosllavinë

Në një postim në Twitter Majko shprehet se deklarata e Vuçiç sot në OKB mbi rezolutën 1244 është një mashtrim skandaloz pasi rezoluta flet për Jugosllavinë dhe jo për Serbinë.

22 Shtator 2022, 11:23 Nga d.a.
Vuçiç tha se afirmon integritetin e Serbisë, Majko: Mashtrim
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhjem me rezolutën 1244.

Në një postim në Twitter Majko shprehet se deklarata e Vuçiç sot në OKB mbi rezolutën 1244 është një mashtrim skandaloz pasi rezoluta flet për Jugosllavinë dhe jo për Serbinë.

"Kur rezoluta 1244 u miratua nga OKB Serbia nuk ka qenë i njohur si shtet"- shkruan Majko.

Vuçiç në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjitshme të OKB u shpreh se Serbia asnjëherë nuk ka sulmuar territorin e tjetrit dhe as nuk ka kërcënuar integritetin territorial të ndonjë vendi, madje theksoi se Rezoluta 1244 konfirmoi integritetin e plotë të Serbisë.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve, e cila konfirmoi dhe garantoi sovranitetin e pjesshëm dhe integritetin e plotë territorial të Serbisë, nuk i pengoi shumë vende perëndimore të shkelin edhe një herë integritetin territorial të vendit tonë duke njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, tha Vuçiç.

Ndërkohë rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999 thuhet se duke pasur parasysh qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përgjegjësinë primare të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, i vendosur për ta zgjidhur situatën e rëndë humanitare në Kosovë, Republika Federale e Jugosllavisë, dhe për ta siguruar kthimin e lirë dhe të sigurt të të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

pandeli majko aleksander vucic asambleja e okb ne new york

Sondazh

Poll