Politike

Privatizimi i kompleksit "Partizani", Oketa: U pyeta në SPAK si ish-ministër i Mbrojtjes, s’e kam shkelur ligjin

Duke shtuar se ishte hera e tij e parë që ishte thirrur, duke shtuar se kishte komunikuar me shkresa dhe dokumente zyrtare. 

22 Shtator 2022, 12:12 Nga k.m.
Privatizimi i kompleksit "Partizani", Oketa: U pyeta në SPAK si
Gazmend Oketa

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pretendon se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në një intervistë për Euronews Albania, Oketa tha se është marrë në pyetje dje në SPAK është pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe nuk preferoi të tregonte të tjera detaje. Duke shtuar se ishte hera e tij e parë që ishte thirrur, duke shtuar se kishte komunikuar me shkresa dhe dokumente zyrtare. 

“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin. Jam pyetur nën cilësinë e një personi që ka djeni për këtë çështje dhe kaq. Çdo lloj komenti tjetër përveç ngjyrimeve politike do të ishte një koment i tepërt. Drejtësia le të bëjë punën e saj. Dje ishte hera e parë që u thirra në SPAK. Do preferoja që mos komentoja, nuk është çështje këndvështrimë është çështje pozicionesh zyrtare, ne kemi folur me dokumente, me shkresa,”- u shpreh Oketa.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.

gazmend oketa ish-kompleksi partizani privatizimi i kompleksit partizani kompleksi partizani

Sondazh

Poll