Politike

'Partitë të marrin shembullin e ish-LSI-së'/ Kryemadhi: Nuk u përmend emër në takim, asgjë s'ngel pa dalë

Kryemadhi u shpreh se asgjë nuk ngelet pa dalë në dritë.

15 Shtator 2022, 13:15 Nga A.B
'Partitë të marrin shembullin e ish-LSI-së'/ Kryemadhi:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në mbledhjen e kërkuar nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim, e cila ngriti si shqetësim lobimin rus në Shqipëri. Pas mbledhjes, ajo u shpreh për gazetarët se në takim nuk u përmend asnjë emër, teksa u pyet për emrin e deputetit Lulzim Basha. Ndër të tjera, ajo tha se partitë politike duhet të marrin shembullin e ish-LSI-së e cila i bënte publike emrat e donatorëve. 

Po ashtu, me ironi ajo mbylli deklaratën se se asgjë nuk ngel pa dalë në dritë, si dhe shtoi: kush e ka gëlltitur çurbën e lugës të prishur ka për të vjellur gjithë jetën.

'Më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha dhe partitë e tjera që donatorët ti kenë me emër e mbiemër ashtu siç i kishte ish-LSI. Duhen parë se kush janë personat fizikë që donatojnë. Ligji fizik ka nevojë për rishikim. Ne kemi pasur një bashkëpunim për sa i përket transparencës. Takimi nuk u përmend emra, ka një proces që do hetohet, nuk hetohet vetëm në Shqipëri. Asgjë nuk ngel pa dalë, kush e ka gëlltitur çurbën e lugës të prishur ka për të vjellur gjithë jetën.'- u shpreh Kryemadhi. 

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll