Politike

Takime edhe nesër/ Kim mblidhet me Ballën e Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Sot Kim takoi të tjerë përfaqësues në zyrën e KQZ-së.

15 Shtator 2022, 12:49 Nga F.M
Takime edhe nesër/ Kim mblidhet me Ballën e Alibeajn në
Yuri Kim

TIRANË- Takimet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim me përfaqësuesit e partive politike do të vijojnë edhe nesër. Mësohet se Kim do të takojë nesër në Kryesinë e Kuvendit kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe atë të PD-së, Enkelejd Alibeaj. takimi me Ballën do të zhvillohet në orën 10:30, ndërsa me Alibeajn në orën 11:30.

Sot Kim takoi të tjerë përfaqësues në zyrën e KQZ-së. Në fillim Kim takoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2022, 11:12 F.M

FOTOT/ Kim i shkon në zyrë Celibashit

Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka shkuar ...