Politike

'Rrogat tona s'janë rritur prej 18 vitesh'/ Braçe u përgjigjet pedagogëve: Janë rritur në 2017, keni dëshmitare Nikollën

Braçe deklaroi se rrogat e pedagogëve janë rritur në vitin 2017 dhe jo në 2005 siç u pretendua në protestë.

15 Shtator 2022, 12:34 Nga A.B
'Rrogat tona s'janë rritur prej 18 vitesh'/ Braçe u
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i vetmi i cili u ktheu një përgjigje publike kërkesave të pedagogëve që dolën sot në protestë. Gjatë seancës plenare, ai mori fjalën për të theksuar se rrogat e tyre janë rritur në vitin 2017 dhe jo në 2005 siç u pretendua në protestë. Ai shtoi se dëshmitare për këtë rritje është edhe ish-ministrja e Arsimit, njëherësh kryetarja e Kuvendit sot, Lindita Nikolla. 

'Rrogat e pedagogëve nuk janë rritur për herë të fundit në 2005, por janë rritur në 2017 për 3260 pedagogë, me një vlerë prej 450 milionë lekësh. E dëshmitarja për këtë jeni ju ish ministre e Arsimit.'- tha Braçe.

Ditën e sotme pedagogët dolën në protestë përballë godinës së FSHN-së, për të kërkuar rritje rroge. Ata kanë parashtruar 9 pika, njëra prej të cilave thekson se pagat e tyre nuk janë rritur prej shumë vitesh. 

erion brace protesta e pedagogeve seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2022, 11:12 F.M

FOTOT/ Kim i shkon në zyrë Celibashit

Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka shkuar ...