Politike

Mbyllet takimi në KQZ, Kim largohet në heshtje, asnjë fjalë për mediat

Në fillim Kim takoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

15 Shtator 2022, 12:32 Nga F.M
Mbyllet takimi në KQZ, Kim largohet në heshtje, asnjë fjalë
Yuri Kim

TIRANË- Takimi mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim me përfaqësuesit e partive politike ka mbaruar. Pas më shumë se një ore takim në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kim është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. 

Në fillim Kim takoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Fillimisht ka mbërritur ajo vetë, më pas, në zyrë u është bashkuar Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialishte (aktualisht Partia e Lirisë). Pas tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të partive të tjera si aArjan Madhi e Damian Gjiknuri. PD përfaqësohet me Jorida Tabakun përballë Kim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse.

yuri kim ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2022, 11:12 F.M

FOTOT/ Kim i shkon në zyrë Celibashit

Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo ka shkuar ...