Politike

FOTO- Kabineti i Ramës bosh! Krifca mbetet vetëm, ministrat largohen të gjithë nga salla

Ministrja Krifca shihet e vetme në Kuvend.

15 Shtator 2022, 12:58 Nga A.B
FOTO- Kabineti i Ramës bosh! Krifca mbetet vetëm, ministrat largohen
Kuvendi

TIRANË-Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka mbetur e vetme në Kuvend. Shumica e ministrave dhe as kryeministri Edi Rama nuk janë të pranishëm që nga ora 10:00, orar i cili përkon me nisjen e seancës plenare.

Në momentin kur Krifca mori fjalën në foltoren e Kuvendit, u vu re dukshëm se pas saj, asnjë ministër nuk ishte në sallë. Mbase janë duke konsumuar drekën apo ato të paktë që ishin në sallë kanë vendosur të largohen... nuk dihet saktë. Mbetet të presim deri në përfundimin e seancës për të parë se nëse do të shfaqet ndonjë prej tyre. 

seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll