Aktualitet

SPIUNË? Sulmi në Gramsh, një prej të ndaluarve bloggerja ruse Sator, fotografon uzina të braktisura

Ajo ka qënë në Shqipëri së bashku me dy miqtë e saj dhe fotot e postuara në rrjetin social Instagram e tregojnë këtë gjë.

21 Gusht 2022, 07:44 Nga A.B
SPIUNË? Sulmi në Gramsh, një prej të ndaluarve bloggerja
Lana Sator

TIRANË- Një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska. 33-vjeçarja, Svetlana Timofeeva, e njohur në rrjetet sociale si Lana Sator është një shtetase ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ajo ka qënë në Shqipëri së bashku me dy miqtë e saj dhe fotot e postuara në rrjetin social Instagram e tregojnë këtë gjë. Një tjetër detaj i fortë që i lidh të tre, me identitetet e personave të arrestuar nga policia, është makina tip “Chevrolet”, të cilën ata gjithashtu e kanë postuar në rrjetet sociale.

Makina ‘Chevrolet” me të cilën udhëtonin tre shtetasit e huaj, e postuar në Instagram nga miku i blogeres ruse.

SPIUNË? Sulmi në Gramsh, një prej të ndaluarve bloggerja

Fotografitë nga Uzina shqiptare ata i kishin shpërndarë në rrjetet sociale.

SPIUNË? Sulmi në Gramsh, një prej të ndaluarve bloggerja

Sipas informacionit të policisë së Elbasanit, Svetlana Timofeeva qëndronte jashtë rrethmit të fabrikës me një djalë tjetër, ndërsa shtetasi me pasaportë ukrainase dyshohet se u përlesh me ushtarët, të cilëve u hodhi spraj paralizues në fytyrë.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

lana sator svetlana timofeeva ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll