Aktualitet

Sulmi në uzinën e Gramshit, Rama kapet me opozitën: Gjelat laramanë ia marrin avazit majë plehut

Me anë të një postimi në Twitter, Rama është kapur me opozitën, duke i quajtur ata gjela laramanë.

20 Gusht 2022, 23:28 Nga I.A
Sulmi në uzinën e Gramshit, Rama kapet me opozitën: Gjelat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm në uzinën ushtarake të Gramshit. Me anë të një postimi në Twitter, Rama është kapur me opozitën, duke i quajtur ata gjela laramanë. Po ashtu ai u ka uruar shërim të shpejtë dy ushtaravë që u plagosën nga rusët. 

Postimi i Plotë:

Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

 

Sulmi që ka lënë të plagosur dy ushtarë shqiptarë ka nisur rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja vdhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Edhe këta të dy janë ndaluar gjithashtu nga shqiptarët. Ata ndodhen në polici dhe po merren në pyetje. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

edi rama ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll