Aktualitet

Sulmi ndaj Uzinës në Gramsh, Peleshi: Mirënjohje ushtarëve, kanë mbështetjen time

Peleshi ka publikuar fotot e ushtarëve dhe shkruan se ka garantuar mbështetje.

21 Gusht 2022, 00:18 Nga F.M
Sulmi ndaj Uzinës në Gramsh, Peleshi: Mirënjohje ushtarëve,
Ushtaret

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen për reagimin e dy ushtarëve ndaj sulmit të rusëve në Uzinën e armëve në Gramsh. Në një postim në rrjetet scoiale, Peleshi ka publikuar fotot e ushtarëve dhe shkruan se ka garantuar mbështetje.

"Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!" - shkruan Peleshi.

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll