Aktualitet

DINAMIKA/ Si u sulmua uzina e armëve në Gramsh, rusi u afrua të bënte foto

Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin.

20 Gusht 2022, 23:53 Nga F.M
DINAMIKA/ Si u sulmua uzina e armëve në Gramsh, rusi u afrua të
Uzina e Gramshit

GRAMSH- Sulmi që ka lënë të plagosur dy ushtarë shqiptarë ka nisur rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto.

Si përgjegjësi  ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin.

Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja S.T. 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25  vjec. Edhe këta të dy janë ndaluar gjithashtu nga shqiptarët. Ata ndodhen në polici dhe po merren në pyetje. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

albi bici ardian xhaka ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll