Aktualitet

Sulmi te uzina e Gramshit, MSH: Ushtarët nuk kanë probleme të akute të helmimit

Me anë të një njoftimi, MSH, bën me dije se ushtarët janë në gjendje të stabilizuar. Po ashtu në njoftim thuhet se ushtarët nuk kanë probleme akute të helmimit. 

20 Gusht 2022, 23:41 Nga I.A
Sulmi te uzina e Gramshit, MSH: Ushtarët nuk kanë probleme të
Spitali i Traumes

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shëndetin e dy ushtarëve shqioptarë në plagosur në uzinën e Gramshit nga rusët. Me anë të një njoftimi, MSH, bën me dije se ushtarët janë në gjendje të stabilizuar. Po ashtu në njoftim thuhet se ushtarët nuk kanë probleme akute të helmimit. 

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll