Aktualitet

FOTOJA/ Kjo është makina ku 'kamufloheshin' rusët e ukrainasi, sulmuan ushtarët shqiptarë

Tashmë kanë nisur hetimet për të parë se kujt i përket kjo makinë.

21 Gusht 2022, 00:31 Nga DOSJA
FOTOJA/ Kjo është makina ku 'kamufloheshin' rusët e
Makina

GRAMSH- Dosja.al ju sjell foton e makinës në të cilën qëndronin 2 rusët dhe 1 ukrainas të cilët sulmuan ushtarët shqiptarë. Siç shihet, makina me targa ukrainase është e lloit 'Chevrolet'. Tashmë kanë nisur hetimet për të parë se kujt i përket kjo makinë.

Sulmi që ka lënë të plagosur dy ushtarë shqiptarë ka nisur rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Edhe këta të dy janë ndaluar gjithashtu nga shqiptarët. Ata ndodhen në polici dhe po merren në pyetje. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll