Aktualitet

"Jemi blogerë"/ Dëshmia e 2 rusëve dhe ukrainasit të arrestuar pas incidentit në Uzinën Ushtarake në Gramsh

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit.

21 Gusht 2022, 07:33 Nga A.B
"Jemi blogerë"/ Dëshmia e 2 rusëve dhe ukrainasit
Uzina

TIRANË- Dy rusët dhe një ukrainas, të cilët dyshohet se janë spiunë rusë kanë dhënë dëshminë e tyre pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në Uzinën Ushtarake të Gramshit. 

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno. Po ashtu, atë kanë treguar se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshë, si dhe vende të unizës, territore të braktisura, raporton Ora Neës.

Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e djeshme pasi në tentativë për të hyrë në uzinë, sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues. Kryeminstri Edi Rama permes një reagimi online  tha se rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh.

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll