Aktualitet

DYSHIMET E PARA/ Arrestimi i agresorëve në Gramsh, SHISH përfshihet në marrjen në pyetje

Po ashtu gjatë arrestimit të të huajve është sekuestruar një aparat fotografik, ku në chipin e tij janë dhjetëra foto.

20 Gusht 2022, 22:33 Nga DOSJA
DYSHIMET E PARA/ Arrestimi i agresorëve në Gramsh, SHISH
SHISH

TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit do të marrë pjesë në marrjen në pyetje të dy rusëve dhe ukrainasit që sulmuan pasditen e sotme uzinën ushtarake të Gramshit. Mësohet se SHISH do të ndërhyjë pasi ka dyshime se personat që janë ndaluar, janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse. 

Po ashtu gjatë arrestimit të të huajve është sekuestruar një aparat fotografik, ku në chipin e tij janë dhjetëra foto.

Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka patur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Sondazh

Poll