Aktualitet

Sulmi në uzinën e Gramshit, MM sqaron si ndodhi ngjarja: Rusët përdorën spray neoparalizues

Ndërkohë që disa minuuta më vonë janë kapur dhe dy bashkëpunëtorët e tij një rusë dhe një ukrainas, të cilët ndodheshin në mjetin tip Chevrolet

20 Gusht 2022, 23:20 Nga I.A
Sulmi në uzinën e Gramshit, MM sqaron si ndodhi ngjarja: Rusët
Ministria e Mbrojtjes

GRAMSH- Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar gjithë rrjedhën e ngjarjes së sulmit në Uzinën e Gramshit pasditen e sotme. Me anë të një njoftimi, Ministria bën me dije se gjithçka ka nisur rreth orës 17:40 ku një rusë po tentonte që të hynte në uzinën ushtarake. Në këtë moment, 24-vjeçari rusë ka sulmuar dy ushtarët shqiptarë që e ndaluan me spray neoparalizues. Ndërkohë që disa minuta më vonë janë kapur dhe dy bashkëpunëtorët e tij një rusë dhe një ukrainas, të cilët ndodheshin në mjetin tip Chevrolet.

Njoftimi i MM-s:

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.  Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme. Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll