Aktualitet

EMRAT/ Kush janë rusët që sulmuan uzinën e Gramshit, në çantë iu gjendën aparate spiunazhi (Dëshmia)

Mësohet se shtetësja ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, ndërsa bashkëpunëtori i saj është një 23-vjeçar me emrin Mikhail Zorin

20 Gusht 2022, 23:12 Nga I.A
EMRAT/ Kush janë rusët që sulmuan uzinën e Gramshit,
Uzina e Gramshit

GRAMSH- Identitetet e rusëve që sulmuan uzinën ushtarake të Gramshit janë zbuluar. Mësohet se shtetësja ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, ndërsa bashkëpunëtori i saj është një 23-vjeçar me emrin Mikhail Zorin.

I paidentifikuar ka mbetur personi ukrainas, ndërkohë që sipas SHISH, mendohet se këta persona janë agjentë sekretë të spiunazhit rusë. Gjatë kontrollimit të tyre, është sekuestuar një makinë, një aparat fotografik, si dhe aparate të tjera spiunazhi. Por gjatë marrjes në pyetje nga policia, këta persona kanë deklaruar se janë vetëm turistë në Shqipëri.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll