Aktualitet

Çfarë bujarie! Kreu i OST-së firmos tenderin "e kripur", 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra

Fondi për këtë tender është 13.290.728 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 130 mijë euro), të cilat do të hiqen nga të ardhurat e OST-së.

14 Gusht 2022, 12:08 Nga k.m.
Çfarë bujarie! Kreu i OST-së firmos tenderin "e
Skerdi Drenova

TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve të kompanisë. Skerdi Drenova, kreu i OST-së ka hedhur firmën në një kërkesë për tender për sigurimin e punonjësve, ku kërkohet që punonjësit e OST-së të marrin ndihmë mjekësore në privat.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, ka një pikë që shkruan “sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra”. Fondi për këtë tender është 13.290.728 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 130 mijë euro), të cilat do të hiqen nga të ardhurat e OST-së.

Çfarë bujarie! Kreu i OST-së firmos tenderin "e

Pra me paratë e taksapaguesëve, nëpunësit e thjeshtë të një kompanie do të përfitojnë trajtim shëndetësor në spitale private, e përveç kësaj do të kenë edhe edhe trajtime kozmetike. 

“Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”.

Çfarë bujarie! Kreu i OST-së firmos tenderin "e

Megjithatë, pavarësisht pikëpyetjeve që ka ky tender, Skerdi Drenova, kreu i OST-së, nuk ka ngurruar për dhënë "ok" e tij, më qëllimin e vetëm: sigurinë dhe relaksin e vartësve dhe vartëseve. është normale kjo në një kompani? A po hetohet ky tender?

ost skerdi drenova

Sondazh

Poll