Aktualitet

Ende s'ka drejtësi! Italia kujton tragjedinë e Urës Morandi, mes 43 viktimave dhe dy shqiptarë

Katër vjet më vonë, në ditën e përkujtimit, ende kërkohet drejtësi për jetët e humbura.

14 Gusht 2022, 11:03 Nga k.m.
Ende s'ka drejtësi! Italia kujton tragjedinë e Urës Morandi,
Ura e Morandit

ITALI- Më 14 gusht 2018, një nga tragjeditë më të mëdha u shënuan në Itali. Genova u shkatërrua nga shembja e urës Morandi, ku humbën jetë 43 persona që po kalonin në atë çast urën e cila u shkrumbua duke marrë me vete në humnerë edhe kalimtarët në urë.

Katër vjet më vonë, në ditën e përkujtimit, ende kërkohet drejtësi për jetët e humbura.

"Është një ditë e vështirë, me shumë pyetje ende, le t'i kërkojmë Zotit të jetë njerëz të shpresës, besimit dhe të ardhmes", janë fjalët me të cilat kryepeshkopi At Marco Tasca, hapi meshën në kujtim të tyre në kishën famullitare të San Bartolomeo della Certosa. 

Tragjedia ndodhi paraditen e 14 gushtit 2018, në orën 11.36, ku mes të vdekurve kishte edhe dy të rinj shqiptarë Marjus Djerri e Edi, ose Admir Bokrina 22 e 28 vjeç. Të dy po shkonin në punë në momentin e aksidentit, por humbën jetën./Ansa

ura morandi shembet ura morandi edi bokrina admir bokrina marjus djerri

Sondazh

Poll