Aktualitet

Më shumë staf se të dënuar, mbyllen 2 IEVP, Tropoja dhe Saranda "kyçin" burgun

Transferimi i të burgosurve është bërë nga Policia e burgjeve, në bashkëpunim me efektivët e Policisë së Vlorës dhe Tropjës.

14 Gusht 2022, 11:29 Nga k.m.
Më shumë staf se të dënuar, mbyllen 2 IEVP, Tropoja dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Dy burgje janë mbyllur. Bëhet fjalë për burgun e Tropojës dhe ai i Sarandës. Pas mbylljes së institucioneve të vuajteve të dënimit, të burgosurit janë transferuar në ambiente të tjera. 13 të dënuarit që ndodheshin në burgun e Tropojës janë transferuar në Reç të Shkodrës, ndëra të paraburgosurit janë dërguar në Kukës.

Ndërsa burgu i dytë që është mbyllur është ai i Sarandës ku 15 të burgosurit që ndodheshin në Sarandë janë transferuar në Vlorë, ndërsa të paraburgosurit janë vendosur në Tepelenë.

Transferimi i të burgosurve është bërë nga Policia e burgjeve, në bashkëpunim me efektivët e Policisë së Sarandës dhe Tropjës. E i gjithë procesi ka përfunduar pa asnjë incident. Ndërkohë që pas kësaj këtyre të dy burgjeve, pritet që të mbyllen edhe ai i Vaqarrit dhe burgu i Zaharisë në Krujë.

burgu i sarandes burgu i tropojes

Sondazh

Poll