Aktualitet

Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

14 Gusht 2022, 10:45 Nga k.m.
Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi. Rreth orës 07:00, një automjet tip “Toyota” me drejtues 49-vjeçarin, e identifikuar me inicialet A. C., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit, 2 drejtuesit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll